Edon Zhegrova e shijoi mbrëmë suksesin më të madh në karrierë.
Ylli kosovar arriti që me Lillen të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
25 vjeçari e inspiroi ekipin francez të futet në mesin e skuadrave elitare të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian.
Përfaqësuesi kosovar në fakt e shënoi golin e kualifikimit në Pragë ndaj Slavias vendëse, në ndeshjen e kthimit të “play-offit” të Championsit.
Pas lojës, Zhegrova ka marrë lëvdata të mëdha për paraqitjen.
Ndërkohë, ai e bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e shprehu gëzimin e tij.
“Ishte e gjitha një ëndërr. Ne jetojmë për kësi net. Ne ia dolëm.”, shkroi futbollisti ofanziv.





























