Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka bërë gati një eksod masiv për të larguar plotë 14 lojtarë deri në mbyllje të afatit kalimtar të verës.

Chelsea e nisi sezonin me fitore 6-2 ndaj Wolves dhe humbje ndaj Manchester Cityt me rezultat 0-2 në xhiron e parë.

Por, sipas Talk Sport, ai ka një problem sepse lista e tij është e mbipopulluar. Chelsea ka deri në 50 lojtarë nën kontrata dhe Maresca ka vlerësuar se nuk i duhen 14 prej tyre.

“Skuadra e bombave”, përbëhet nga këta lojtarë: Romelu Lukaku, Ben Chilwell, Kepa Arrizabalaga, Raheem Sterling, Armando Broja, Trevoh Chalobah, Djordje Petrovic, Carney Chukwuemeka, David Datro Fofana, Angelo Gabriel, Deivid Washington, Alex Matos, Harvey Vale dhe Lukas Bergstrom.