Ai të shtunën e ka realizuar golin e pestë të edicionit, në katër ndeshje të luajtura.
Megjithatë, goli i Sadikut me skuadrën Goa nuk ka mjaftuar në ndeshjen e xhiros së pestë ndaj Mumbai Cityt, pasi mysafirët fituan 2:1.
33-vjeçari shënoi nga penalltia në minutën e 55-të ndërsa e kompletoi ndeshjen.
Ai në këtë verë nga Mohun Bagani u transferua te Goa si futbollist i lirë.