Skuadra e Barcelonës e ka turpëruar Real Madridin sonte në “Santiago Bernabeu”.

Në kuadër të La Ligas, Barcelona fitoi sonte ndaj madrilenëve me rezultatin e thellë 0-4, me dy golat e Lewandowskit, e ato të Yamal e Raphinhas.

Pas ndeshjes, Hansi Flick u shpreh shumë i lumtur me fitore, megjithëse e vlerësoi si të vështirë ndeshjen.

“Të gjithë jemi të lumtur. Tifozët tanë e meritojnë këtë”, tha fillimisht ai.

“Ne po bëjmë mirë. Nuk ishte e lehtë të luajmë kundër Real Madridit, por ne u mbrojtëm shumë mirë. Ne duhet të vazhdojmë me këtë mentalitet”, tha Flick ndër të tjerash.