Tifozët e Mainzit nuk e kanë përtypur promovimin e fundit të Jurgen Klopp te Red Bull. Gjatë ndeshjes kundër Leipzigut, e cila u mbyll me rezultatin 0-2, në tribunë u shfaq pankarta kundër ish-teknikut të Liverpoolit, i cili ka drejtuar më parë skuadrën gjermane.
Pankarta e parë: “Ke harruar çfarë bëmë për ty? A jeni i çmendur?”, ndërsa në pankartën e dytë shkruhej: “I dua njerëzit deri në pikën sa më zhgënjejnë”. Kloop qëndroi 18 vjet në Mainz, ku luajti 340 ndeshje në 11 vitet e para (56 gola) më pas kaloi 270 ndeshje në stol.
Në Gjermani, Klopp është kritikuar ashpër për afërsinë e tij me Red Bull-in, edhe pse kishte siguruar se donte të bënte një hap prapa pas nëntë viteve te Liverpooli. Vendasit e akuzojnë atë se i ka “shitur shpirtin” një klubi dhe një strukture të kritikuar ashpër në të gjithë Rinin, për ftohtësinë e tij dhe aspektin besnik që mishëron futbollin modern.