Kombëtarja e Kosovës është ngjitur tri pozicione më lart në renditjen e FIFA-s. Nga vendi 104 tani Kosova renditet në vendin e 101, pas suksesit në ndeshjet e fundit në kuadër të Nations League.

Ndërkohë, edhe Shqipëria është ngjitur për dy pozita pas suksesit në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Gjeorgjisë.






























