Manchester Unitedi i ka fituar tri pikë shumë të rëndësishme, pasi shënoi fitore me përmbysje 2:1 ndaj Brentfordit.
Skuadra e Erik ten Hag nuk dinte për fitore në pesë ndeshje radhazi dhe këto pikë të plota vijnë në momentin e duhur për të ngritur moralin e skuadrës.
Djajtë e kuq ishin duke humbur fillimisht, por arritën që me dy gola në pjesën e dytë ta fitonin ndeshjen.
Vendasit e dominuan takimin në krijimin e rasteve, ndonëse posedimi i topit ishte pothuajse i barabartë.
Goli i vetëm i pjesës së parë u shënua nga Pinnock në minutën e pestë shtesë, kur u asistua nga Damsgaard dhe me rezultatin 1:0 Brentford shkoi në pushim.
Me të filluar pjesa e dytë, Manchester Unitedi reagoi, ku me anë të Alejandro Garnachos e barazoi rezultatin në 1:1, me Rashford që kontribuoi me asist.
Golin e fitores e shënoi sulmuesi Rasmus Hojlund në minutën e 62-të, kësaj radhe në rolin e asistuesit ishte Bruno Fernandes.
Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, me Manchester Unitedin që e shënon vetëm fitoren e tretë këtë sezon pas tetë ndeshjeve dhe mbanë vendin e 10 në Premierligë me 11 pikë.