Tifozë të dashur të kampionit të Kosovës, Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se me datën 16 nëntor, do të jemi në Gjermani, atje ku si një festë të vërtetë kombëtare, do ta zhvillojmë ndeshjen revyale të Superkupës “Kosovë-Diasporë” me vëllezërit tanë të Kosova Dusseldorfit, ora 14:30.Është nder i madh dhe krenari e vërtetë të luajmë bashkë, derisa në tribuna të mbështetemi nga diaspora jonë e çmueshme.

FC Ballkani me konsideratë të jashtëzakonshme e çmon kontributin e bashkëatdhetarëve tanë që kanë krijuar klubet sportive, duke u kthyer në protagonistë e duke dhënë shembullin më të mirë që një komunitet mund ta bëjë në një shtet gjigant, siç është në këtë rast Gjermania.

Mirë se takohemi e le ta bëjmë festën e flamurit kombëtar edhe më të bukur me këtë festë të madhe futbollistike 🇦🇱🇽🇰, shkruan në një postim në Facebook nga faqja zyrtare FC Ballkani.