Sami Sermaxhaj është selektor i ri i Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave. Këtë e bëri të ditur FFK-ja të hënën.

Deri më tani futbollistet e Kosovës i ka drejtuar suedezja Anneli Andersen. Puna e saj ishte vlerësuar lart.

“Sermaxhaj do të udhëheqë Kombëtaren A të vajzave në ciklin e ri garues, ndërsa ndeshjet miqësore do t’i shërbejnë për përgatitjet dhe përzgjedhjen e ekipit”, ka njoftuar FFK-ja.