Sipas Romain Molina, drejtuesit e Real Madrid janë penduar për nënshkrimin me Kylian Mbappé. Gazetari francez ka raportuar se një skandal seksual dhe pozicioni i tij si numri 9 i Real Madridit kanë bërë që krerët e klubit të shfaqin pendesë për transferimin e yllit francez në “Santiago Bernabeu”.
“Duhet të më besoni, kam folur me shumë njerëz në drejtimin e Real Madridit, dhe ata më kanë konfirmuar se janë penduar për vendimin e marrë verën e kaluar kur nënshkruan me Mbappé,” tha korrespondenti për mediat si “The Guardian,” “The New York Times,” “BBC,” dhe “CNN.”
Gazetari shton se Mbappé ishte dëshira e Florentino Pérez-it. Sipas tij, në Madrid, vetëm Florentino Pérez kishte këmbëngulur që Mbappé të vishte fanellën e bardhë.