Nënkampioni i edicionit të kaluar në Bundesligën gjermane, Stuttgarti, ka vazhduar me fitore në xhiron e tetë të kampionatit elitar gjerman. 

Pas triumfit ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, Stuttgarti të shtunën fitoi edhe në Bundesligë ndaj Holstein Kielit, me rezultatin 2:1. 

Deniz Undav dhe El Bilal Toure i shënuan golat e fitores. 

Nga minuta e 66-të vendësit luajtën pa Jeff Chabotin që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa mysafirët shënuan për 2:1 me Armin Gigoviqin, gjashtë minuta para fundit. 

Në minutën e 88-të, pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua edhe Jann-Fiete Arp i Kielit. 

Stuttgarti ka 12 pikë në mesin e tabelës. 

Holstein Kieli ka vetëm dy pikë pas tetë ndeshjeve.