Nedim Bajrami ka shënuar golin e parë në kampionatin skocez.

Fantazisti shqiptar shënoi për t’a barazuar rezultatin në 1-1 por ekipi i tij humbi 2-1 ndaj Aberdeen në transfertë.

Mesfushori me tipare sulmuese, realizoi një gol fantastik, teksa në minutën e 63-të, nxori në pah klasin e tij, duke u futur bukur brenda zonës dhe me një gjuajtje diagonale nga e majta mposhti portierin kundërshtar duke vendosur përkohësisht baraspeshën 1-1.

Ky është goli i parë në Skoci dhe i dyti me fanellën e Rangers, pas atij në Europa League ndaj Malmo.