I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, me të cilin u diskutuan tema nga më të ndryshmet.

Presidenti Ademi tregoi se çfarë çoi deri tek ndërprerja e ndeshjes me Rumaninë si dhe zbuloi se a pret që Kosova ta fitojë rastin pas ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

“Ajo ndërprerje ndodhi mbushja e kupës. Edhe një herë domethënë sepse ka pasur shumë dilema, askush nuk e di pasi janë poshtë, janë në fushë, janë në atë presion”.

“Sa herë është afruar dikush, për shembull një lojtar me e marrë një top ose diçka, ato fyerje dhe sharje këto gjëra dhe ngarkohet njeriu dhe normalisht ishte momenti që u bë kjo çfarë u bë”.

“U futën brenda dhe gjithsesi nuk pati kuptim dalja më edhe u vendos ashtu ishte një vendim i përbashkët që mos të dalim të luajmë dhe thjesht po duam të krijojmë një standard”.

“Standardi është që këto gjëra duhet njëherë e përgjithmonë të ndalen edhe pse nuk e dimë kur do të ndalen, por të trajtohen si fyerje, sharje raciste që të jenë të dënueshme çdo herë”, ka thënë Ademi mes të tjerash.