Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur pas fitores ndaj Leganesit.

Italiani, kishte fjalë të mira për Arda Gülerin, të cilin e aktivizoi mbrëmë pas disa ndeshjeve.

“Arda Güler na ka ndihmuar shumë me krijimtarinë e tij. Jam shumë i lumtur me të”.

Po ashtu, fjalë të mira kishte edhe për mbrojtësin e ri Asencion dhe Camavingën.

“Më pëlqeu shumë edhe Raul Asencio, ai luajti një lojë serioze. Dhe pastaj Camavinga… ai është në më të mirën e tij”, u shpreh Ancelotti./IndeksOnline/