Barcelona thuhet se po monitoron disa emra të njohur për t’u përforcuar në krahët e sulmit, ku dy më të spikaturit dhe më të preferuarit janë Mohamed Salah dhe Rafael Leao.
Sipas mediumit Diario Sport, Barcelona po monitoron disa anësorë kryesorë në Evropë, përfshirë yllin e Liverpoolit, Salah dhe atë të Milanit, Leao.
Barcelona gjithashtu nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i Nico Williams nga Athletic Bilbao pasi ata e konsiderojnë lojtarin një opsion cilësor që mund të bashkëjetojë me Raphinha dhe Lamine Yamal.
Megjithatë, transferimi i yllit spanjoll të Bilbaos do të ndodhte vetëm nëse ata nuk mund të marrin njërin mes Salah ose Leao.
Përndryshe, Kvaratskhelia i Napolit dhe Leroy Sane janë opsione të tjera që pëlqen Barça, por gjithashtu llogariten opsione dytësore.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thuhet se dëshiron të nënshkruajë me një lojtar të madh për ekipin në vitin 2025, kur klubi të kthehet në rregullin e Fair Play Financiar 1:1. Marrëveshja e re e suksesshme me Nike do ta ndihmojë klubin.
🚨 | Barcelone veut recruter un grand ailier cet été, les options les plus envisageables :
— Barça News (@BarcaNewsFRA) November 12, 2024
– Nico Williams
– Leao
– Kvara
– Salah
– Sane
(@sport) 🎖️ pic.twitter.com/IZxDkU6Lef
Me rihapjen e Camp Nou, Barça është e bindur se ka një limit të mjaftueshëm pagash për të nënshkruar me dikë si Salah, Leao ose Williams vitin e ardhshëm. /Telegrafi/