Benfica ka shënuar fitore me shumë vështirësi ndaj Monacos të mërkurën mbrëma. 

Në kuadër të xhiros së pestë të Championsit, Benfica portugeze fitoi ndaj Monacos franceze, 3:2, në udhëtim. 

Elisse Ben Seghir shënoi për vendësit në minutën e 13-të. 

Vangelis Pavlidis realizoi për 1:1 në minutën e 48-të. 

Soungoutou Magassa e kaloi sërish në epërsi Monacon, 2:1. 

Por Arthur Cabral në minutën e 84-t dhe Zeki Amdouni katër minuta më vonë i shënuan golat e fitores për mysafirët. 

Monaco me dhjetë pikë mbetet në vendin e tetë. 

Benfica ka nëntë pikë në vendin e 14-të.