Një nga momentet më ikonike të karrierës së Cristiano Ronaldo-s, goli spektakolar me biçikletë, po rikthehet në vëmendjen e tifozëve në rrjetet sociale. Ky gol, i shënuar gjatë përballjes mes Real Madrid dhe Juventus në Ligën e Kampionëve, mbetet një kryevepër që vlerësohet si një nga golat më të bukur të historisë së futbollit, pas golit që i shënoj Juventusit në ndeshjen për Champions League shkruan varkosova.

Tifozët po e shpërndajnë masivisht videon e këtij goli, duke e cilësuar si shembullin perfekt të talentit dhe aftësive të jashtëzakonshme të Ronaldo-s. “Mos lëviz pa pëlqyer këtë gol me biçikletë të Cristiano Ronaldo-s ♥️,” është një nga mesazhet që po qarkullon më së shumti në platforma si Facebook dhe Instagram.

Ky moment jo vetëm që ka mbetur në histori si një nga arritjet më madhështore të Ronaldo-s, por gjithashtu është një kujtesë e klasit dhe përsosmërisë së tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Për më shumë lajme dhe momente ikonike nga futbolli, ndiqni varkosova.com.