Mbrojtësi i krahut, Diogo Dalot, e ka vlerësuar punën që është duke e bërë trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim. 

Sipas Dalotit, Amorimi është shumë kërkues dhe kjo është pikërisht ajo se çfarë i nevojitet një klubi si Unitedi. 

“Ruben Amorimi është shumë kërkues dhe pikërisht kjo është ajo që na nevojitet për këtë lloj klubi. Ky është standardi që duhet të ketë Manchester Unitedi, duke kërkuar që njerëzit janë vërtet profesionistë dhe punojnë shumë për ekipin. Ky është mesazhi i qartë që ai na jep çdo ditë”, ka thënë Dalot, shkruan të martën “The Guardian”. 

Amorimi e filloi me barazim aventurën te Unitedi. 

Trajneri 39-vjeçar me Unitedin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. 

Për punën që është duke e bërë Amorimi tek Unitedi janë të kënaqur edhe futbollistët e tjerë.