Mbrojtësi i Manchester Unitedit Matthijs de Ligt thotë se ishte shumë e rëndësishme që skuadra angleze ta harrojë shkarkimin e Erik ten Hag dhe të fokusohet për të ardhmen.
“Djajtë e Kuq” shkarkuan Ten Hag menjëherë pas humbjes nga Ëest Ham Unitedi, duke lënë Ruud ven Nistelrooy si të përkohshëm derisa arritën marrëveshje me Rubin Amorim.
Van Nistelrooy ishte fantastik në këtë kohë ku regjistroi tre fitore dhe një humbje, por që pastaj vendosi ta largonte shkaku që s’e do në staf.
De Ligt thotë se ishte e vështirë në përgjithësi kur Ten Hag u shkarkua mirëpo duhet menjëherë të fokusoheshin për t’i arritur objektivat e klubit.
“Gjithnjë është pak e vështirë në përgjithësi kur një trajner shkarkohet. Kam lidhje të shkëlqyer me Erik. Më pëlqen si person dhe njeri, prandaj u ndjeva më së keqi sepse e di sa punon për ta bërë skuadrën të përformojë”.
“Në fund, për këtë është futbolli. Nëse rezultatet nuk janë, atëherë pikëpyetjet nisin te trajneri pastaj te lojtarët. Në fund trajneri shkarkohet, lojtarët qëndrojnë, prandaj duhet ta shohim vetën”.
“Prandaj, u ndjeva vërtetë keq për të. Në fund duhet të vazhdosh, nuk mund të qëndrosh në të kaluarën, ka përfunduar tani me të”.
Duke folur për formën personale, De Ligt shtoi: “Për mua personalisht ndihem mjaft mirë. Mendoj se shtatë ndeshjet e fundit kam filluar të ndihem vërtet në ritmin tim, duke u ndjerë i rëndësishëm për ekipin. Nëse e kombinoni me fitore, është shumë bukur”.