Kanë kaluar pothuajse dy javë nga ceremonia e Topit të Artë 2024.

Befasia më e madhe ishte vendosja e Xhakës në pozitën e 16-të të renditjes, gjë që nuk ka ndodhur më parë për një futbollist shqiptar.

Ndërsa Shqipëria i dha Xhakës vetëm 1 pikë, por çudi ishte votimi i Zvicrës ku nuk i dha asnjë pikë kapitenit të tyre.

Kujtojmë dhe njëherë që këtë vit fitues u shpall Rodri, duke lënë pas dyshen e Real Madridit, Vinicius Jr dhe Jude Bellingham./IndeksOnline/