Futbollistja e Kosovës, Donjeta Halilaj, ka shënuar tjetër gol në Superligën e Turqisë për Beshiktashin. 

Beshiktashi të dielën e fitoi derbin turk ndaj Fenerbahçes me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së nëntë. 

Halilaj e realizoi golin e dytë për Beshiktashin në minutën e 28-të. Halilaj realizoi gol të bukur nga afërsia. 

Për futbollisten e Kosovës ky ishte goli i dytë i realizuar këtë edicion. 

Fenerbahçe i prin tabelës me 24 pikë. Beshiktashi është në pozitën e katërt me 19 pikë.