Shumë tifozë kanë udhëtuar nga Kosova dhe gjithë trojet shqiptare për ta shikuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës së Çekisë në qytetin e Tiranës.

Një ngjarje jo e mirë ka ndodhur në prag të ndeshjes, ku një tifoz është ankuar se në stadiumin “Air Albania” s’po lejohet futja e flamurit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Shkova nga Ferizaj për ta parë ndeshjen Shqipëri – Çeki, më ndaluan tek hyrja dhe ma larguan. Turp për organizmin, s’kam koment”, ka shkruar tifozi në rrjetet sociale

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë. FSHF-ja moti kohë i ka ndaluar flamurat e Kosovës në stadiumin “Air Albania”, kjo për shkak të UEFA-s./Indeksonline/