Stadiumi “Arena Nationala” në Bukuresht sërish ishte vend ku u “sulmua” shteti i Kosovës. Në stadiumin ku u zhvillua takimi Rumani – Kosovë, të enjten mbrëma u përballën skuadra rumune FSCB dhe ajo greke Olympiacos.
Ishin tifozët grekë që shfaqën flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës në këtë ndeshje, shkruan “iamsport.ro”.
Rreth 5000 tifozë të klubit grek ishin në kryeqendrën rumune. Dhe siç bëjnë shpesh, ata shpalosën flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Ndeshja i takoi Ligës së Evropës dhe përfundoi 0:0, në stadium ishin mbi 43 mijë shikues.
Stadiumi “Arena Nationala” në Bukuresht sërish ishte vend ku u “sulmua” shteti i Kosovës. Në stadiumin ku u zhvillua takimi Rumani – Kosovë, të enjten mbrëma u përballën skuadra rumune FSCB dhe ajo greke Olympiacos.
Ishin tifozët grekë që shfaqën flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës në këtë ndeshje, shkruan “iamsport.ro”.
Rreth 5000 tifozë të klubit grek ishin në kryeqendrën rumune. Dhe siç bëjnë shpesh, ata shpalosën flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Ndeshja i takoi Ligës së Evropës dhe përfundoi 0:0. Në stadium ishin mbi 43 mijë shikues.