Gjyqtari kosovar, Genc Nuza është ai që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Basaksehir-Petrocub.

Nuza, në këtë ndeshje do të jetë përkrah gjyqtarëve Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Eridon Podvorica, Dardan Çaka dhe Visar Kastrati.

Kjo është ndeshja e tij e dytë që do të referojë në Conference League këtë sezon.

Ndeshja e përmendur mes Basaksehir dhe Petrocub do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:30./IndeksOnline/