Real Madridi po përballet me lëndime të shumta këtë sezon.

Në ndeshjen e djeshme në “Santiago Bernabeu” ndaj Osasunës, u lënduan Rodrygo, Vazquez dhe Militao me këtë të fundit që do të jetë jashtë fushave për 9 muaj.

Është folur edhe për rikthimin e ish-kapitenit Sergio Ramos në fanellën e Real Madridit për të zëvëndësuar brazilianin, mirëpo kjo është hedhur poshtë nga mediumi spanjoll “AS”, duke thënë se nuk është konkrete.

Real Madridi, gjendet në vendin e dytë dhe ka gjithsej 27 pikë, 6 pikë më pak se lideri Barcelona./IndeksOnline/