Baseli mori një fitore komode me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Servettes në kuadër të javës së 15-të në elitën e futbollit zviceran.

Lojtari më meritor për këtë fitore të tyre ishte padyshim ylli shqiptar Xherdan Shaqiri i cili ishte autor i të tre golave të realizuar.

Shaqiri shënoi fillimisht një super gol në pjesën e parë për t’i dhënë epërsinë Baselit prej 1-0, rezultat me të cilin u mbyllën 45 minutat e para të këtij takimi.

Dy golat e radhës, Shaqiri i shënoi krejt në fund të takimit, më saktësisht në minutën e 91-të dhe në minutën e 92-të respektivisht për rezultatin përfundimtar 3-1 në të mirë të Baselit.

Përveç tre golave të shënuar, Shaqiri gjithashtu pati katër pasime kyçe, dy driblime të kompletuara, shtatë duele të fituara dhe 27 pasime të kompletuara.

Me këtë het-trik, Shaqiri shkon në kuotën e pesë golave të realizuar këtë sezon në kampionat teksa ka shtatë asistime./Telegrafi/