Pasi realizoi gol në mesjavë në Ligën e Kampionëve, Kastriot Imeri ka asistuar të dielën në fitoren e Young Boysit.
Në kuadër të xhiros së 14-t të kampionatit zviceran, Young Boysi shënoi fitore ndaj Luganos me rezultatin 2:1.
Imeri asistoi te goli i fitores 2:1 që e realizoi Alan Virginius në minutën e 77-të.
Lugano kishte mundësinë që ta barazonte rezultatin në minutën e 94-t, por sulmuesi Shkëlqim Vladi e humbi penalltinë.
Imeri në lojë u inkuadrua në minutën e 46-të. Në portë te Lugano ishte portieri i Kosovës, Amir Shaipi. Albian Hajdari dhe Uran Bislimi e kompletuan ndeshjen te Lugano. Vladi u paraqit nga minuta e 59-të.