Me fitoren ndaj Lituanisë, Kosova ka 12 pikë dhe një ndeshje që do të vendoset nga komisionet e UEFA-s, ndërsa rruga për në Ligën B te Kombeve mbetet e hapur.
Kosova ka mësuar kundërshtarët e mundshëm të play-offit.
Gjeorgjia, Sllovenia, Irlanda dhe Islanda, janë kundështarët e mundshëm të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Shorti për play-off-in e promovimit dhe rënies do të hidhet të premten nga ora 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.