Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Islandës në plejofin për avancimin në Ligën B.
Kosova përfundoi e dyta në Grupin C2, me 12 pikë, gjashtë më pak se Rumania që e fitoi grupin.
Ndeshjen e parafundit në Bukuresht ndaj Rumanisë, Kosova e humbi me rezultat zyrtar, 3:0.
Islanda në Grupin B4, përfundoi e treta dhe mblodhi shtatë pikë.
Pati dy fitore, një barazim e tri humbje. Ishte në grup me Uellsin, Turqinë dhe Malin e Zi.
Ndeshja e parë Kosova – Islanda do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 20 mars.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas tri ditësh.
Islanda e ka avantazhit e terrenit vendës në ndeshjen e dytë, pasi ka luajtur një ligë më lartë se Kosova.
Në shortin e tërhequr në Nyon të Zvicrës të premten në mesditë, të pranishëm nga Federata e Futbollit e Kosovës ishin kryetari Agim Ademi, selektori Franco Foda, menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, dhe zëvendësdrejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani.
Kosova ndaj Islandës ka luajtur dy herë, në kualifikimet për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Në kuadër të Grupit I, Kosova me selektorin e asaj kohe, Albert Bunjaki, i kishte humbur dy ndeshjet.
Në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku Kosova i zhvillonte ndeshjet si vendëse, ishte mposhtur 2:1.
Në Reykjavik, “Dardanët” ishin mposhtur 2:0.Islanda u kualifikua në Botëror si e para e grupit, ndërsa Kosova përfundoi e fundit me vetëm një pikë të fituar.