Bayer Leverkuseni ka dominuar plotësisht dhe ka fituar thellë ndaj RB Salzburgut të martën mbrëma.
Ndeshja në Leverkusen i takoi xhiros së pestë të Championsit.
Që në pjesën e parë u vendos çështja e fituesit.
Florian Wirtz shënoi nga penalltia në minutën e tetë për 1:0. Alejandro Grimaldo shënoi golin e dytë në minutën e 11-të, ndërsa pas gjysmë ore lojë gol tjetër shtoi Wirtzi.
Patrick Schick në minutën e 61-të dhe Aleix Gracia në minutën e 72-të i shënuan golat e fundit për kampionin gjerman.
Granit Xhaka e udhëhoqi mesfushën e Leverkusenit që tani i ka 10 pikë në pjesën e epërme. Salzburgu mbetet me tri pikë.