Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Liridon Krasniqi, është duke kaluar kohë pushimi në vendlindjen e tij, në Komunën e Vitisë.

Nuk është aktiv në futbollin profesionist, pasi kontrata me Johor DT ka skaduar gjatë janarit të këtij viti, shkruan Indeksonline

Me fanellën e Kedah, ish-skuadrës nga Malajzia – Liridon Krasniqi ka luajtur futboll me miqtë e tij.

Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet me fanellën e klubit ku bëri histori dhe u bë i njohur në futbollin ndërkombëtar.

32-vjeçari gjatë karrierës së tij si futbollist, ka zhvilluar rreth 150 paraqitje – ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 21 asiste./Indeksonline/