Liverpooli raportohet se do të bëjë një goditje të madhe gjatë afatit kalimtar të janarit mes pasigurisë që është krijuar për të ardhmen e disa prej lojtarëve të tyre kryesor.
Ka qenë një fillim fantastik i sezonit ky i sivjetmi për Arne Slot, teksa Liverpooli momentalisht po qëndron në krye të Ligës Premier me tetë pikë më shumë se vendi i dytë.
Në Evropë, Liverpooli është skuadra e vetme me 100 për qind rekord të fitoreve në Ligën e Kampionëve ku edhe aty janë lider të tabelës me 15 pikë.
Sidoqoftë, përkundër këtyre rezultateve premtuese, tek Liverpooli janë të shqetësuar për të ardhmen e treshes Virgil Van Dijk, Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold.
Që të tre këta lojtarë rrezikojnë të largohen falas gjatë verës kur kontratat e tyre të përfundojnë dhe momentalisht nuk duket se ka avancime në negociatat mes klubit dhe lojtarëve.
Me afatin kalimtar dimëror në horizont, është raportuar se Liverpooli dëshiron ta përforcojë fazën e mbrojtjes.
Siç ka raportuar mediumi spanjoll Estadio Deportivo, Liverpooli është i etur për të siguruar shërbimet e mbrojtësi Loic Bade (Sevilla) edhe nëse Van Dijk rinovon kontratën.
Është sugjeruar se francezi ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh dhe se Sevilla është e hapur t’i dëgjojë ofertat për të për shkak të vështirësive financiare.