Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Republiës së Çekisë me rezultatin 0:0, e vlefshme për javën e pestë në UEFA Nations League.
Dy skuadrat paten raste t ëmira shënimi, por asnjëra nuk arriti t’i tunde rrjetat e portierëve, shkruan Indeksonline.
Shqipëria pati raste të mira me Nedim Bajramin dhe Qazim Laçin.
Çekia rastin e parë për gol e pati në minutën e 13-të kur Vaclav Jemelka goditi traversën me kokë duke lënë Strakoshën të shtangur.
Nuk kaloi shumë kohë dhe çekët sërish kërcënuan portën e Shqipërisë, kësaj radhe përmes Lukas Cerv i cili me një gjuajtje të fuqishme goditi sërish traversën e Strakoshës./Indeksonline/