Mirlind Daku sonte ka shënuar dy gola në kampionatin rus.

Ai ishte vendimtar në fitoren e Rubin Kazanit me rezultat 3-0, ndaj Akron Togliatti, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti kosovar u shpall lojtari i ndeshjes duke u vlerësuar me notë 9.2.

Daku pas ndeshjes ka thënë se këto dy gola ia dedikoi djaloshit 14-vjeçar Martin Cani, i cili u vra me thikë dhe një tjetër bashkëmoshatar.

”Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shëndrit në parajsë.”, ka shkruar Daku./IndeksOnline/