Mediumet në Spanjë kanë shkruar të mërkurën në mbrëmje se Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Spanjës, i kanë dhënë Vedat Muriqit dënim minimal pas kartonit të kuq të marrë në fundjavë.
Muriqi ishte ndëshkuar me të kuq në fundin e ndeshjes mes Las Palmasit dhe Mallorcas, që u fitua 3:2 nga mysafirët.
Në Spanjë ishte vlerësuar si vendimi më i pabesueshëm i stinorit, por edhe i viteve të fundit.
Muriqi në minutën e 88-të ishte ndëshkuar direkt me karton të kuq për veprim të pahijshëm, pas provokimit nga Jaime Mata i vendësve.
Muriqi më pas ka kërkuar falje për veprimin e tij, e që është përmendur edhe në njoftimin e Komisionit Disiplinor, shkruan në mediumi spanjoll.
Sipas këtij vendimi, Muriqi do të mungojë ndaj Valencias të premten, por do të jetë i gatshëm për lojë ndaj Barcelonës më 3 dhjetor.