Myrto Uzuni ka gjetur dy herë golin në Spanjë. Sulmuesi i Granadës tundi rrjetën e Eldenes fillimisht nga penalltia dhe më pas me një gol kryevepër për fitoren.
Ishte minuta e 17, kur Uzuni shënoi fillimisht golin e parë, më pas Boje dyfishoi shifrat para përfundimit të pjesës së parë.
Miqtë e Eldenses reaguan duke barazuar me dy golat e pjesës së dytë. Gjithçka dukej sikur nuk do përfundonte si duhej për Granadën, që pjesën e parë e mbylli me besimin te fitorja.
Për t’i dhënë tri pikët Granadës, mendoi kapiteni Uzuni. Ishte pikërisht minuta e 90, kur sulmuesi kuqezi lëshoi një goditje të pakapshme.
Tetë gola ka shënuar Uzuni në La Liga 2 këtë sezon. Një shifër e arritur në 12 ndeshje ku ka marrë minuta.