Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Çekisë barazuan pa gola 0:0 në ndeshjen e javës së pestë në UEFA Nations League.
Sipas faqes së njohur, Sofascore – futbollisti më i mirë në fushë te Shqipëria ishte mesfushori, Qazim Laçi, shkruan Indeksonline.
Laçi u vlerësua me notën 7.5, që ishte më e larta te fanella “kuqezi”. Me notë të lartë ishte edhe mbrojtësi, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami, të dy me 7.2.
Kurse lojtari i ndeshjes sipas faqes së njohur të statistikave, është Vladimir Coufal me notën 7.6./Indeksonline/