Futbollisti shqiptar, Odise Roshi, është pensionuar nga Kombëtarja “kuqezi”.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare te Federatës Shqiptare të Futbollit, shkruan Indeksonline.
“Raketa” Odise Roshi, autor i shumë asisteve dhe i 5 golave, ka marrë vendimin të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare.
“Federata e Futbollit shpreh mirënjohjen për kontributin që Roshi ka dhënë me fanellën kuqezi, duke qenë pjesë e skuadrës historike që u kualifikua dhe luajti në Euro-n 2016! Faleminderit Odise”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
33-vjeçari është pjesë e Erzurumsporit në Turqi, ku gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 11 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/