Skuadra e Barcelonës sonte luan ndaj Real Sociedad, ndeshje kjo e vlefshme për La Liga.
Por në formacionin e klubit katalunas mungon emri i Lamine Yamalit, shkruan Indeksonline
Lamine Yamal është lënduar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Red Star.
Nuk dihet shkalla e lëndimit dhe as kur kthehet sulmuesi i Spanjës. Këtë e thotë edhe trajneri gjerman, Hansi Flick pak minuta para ndeshjes.
“Rikthimi i Lamine Yamalit? Nuk e di se sa kohë do të jetë jashtë. Por ne jemi të fokusuar për ndeshjen e sotshme ndaj Sociedadit”, u shpreh Hansi Flick