Trajneri legjendar i Manchester City, Pep Guardiola, ka bërë një deklaratë interesante për konsistencën dhe arritjet e ekipit të tij.

“Shumica e skuadrave mund të humbasin katër ndeshje radhazi në gara të ndryshme… por vetëm një skuadër ka fituar katër tituj të Premier League radhazi,” tha Guardiola, duke theksuar dominimin historik të City-t në futbollin anglez, shkruan varkosova.

Deklarata e Guardiolës vjen në një moment kur City po përballet me sfida të ndryshme në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke provuar edhe një herë se sa e vështirë është të mbash një nivel të tillë të lartë suksesi.

Një mesazh i qartë nga Guardiola: Fitorja e titujve radhazi është një arritje që pak skuadra mund ta pretendojnë.varkosova.com/