Policia spanjolle ka arrestuar tre persona pasi dyshohen për fyerje racore ndaj dy futbollistëve të Barcelonës gjatë ndeshjes me Real Madridin që u zhvillua më 26 tetor.
Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ishte prej futbollistëve më të fyer gjatë atij ballafaqimi.
“Tre persona u arrestuan për racizëm ndaj dy futbollistëve gjatë ndeshjes në ‘El Clasico’, të luajtur në muajin tetor. Të arrestuarit kanë cenuar dinjitetin dhe integritetin moral të dy futbollistëve”, ka njoftuar Policia spanjolle të shtunën, shkruan “Reuters”.
Supertalenti spanjoll Yamal më herët kishe deklaruar se fyerjet që i bëhen nga tifozët nuk kanë rëndësi për të.