Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit Edon Zhegrova, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
E pas këtij njoftimi, nuk ka munguar as reagimi i super futbollistit kosovar.
Edoni ka reaguar në instagram duke shpërndarë videon e të parit të LDK-së, e e ka shoqëruar me emoji me zemër dhe zjarrë. /IndeksOnline/