Ansu Fati është rikthyer te Barcelona, pas huazimit njëvjeçar në Ligën Premier te Brightoni.
Ylli spanjoll shkoi në Angli për ta rikthyer formën e dikurshme, por një gjëje të tillë nuk ia doli, pasi u largua nga Brightoni pa lënë gjurmë.
Hansi Flick vendosi t’i japë një mundësi të re te Barcelona lojtarit, por duket se ai nuk e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë.
Fati ka mbetur një futbollist rezervist dhe hapësirat për të janë shumë të vogle me yjet si Raphinha e Lamine Yamal, që janë në formë të shkëlqyer.
Largimi i sulmuesit anësor në janar duket i pashmangshëm dhe Sport ka raportuar se tanimë ka një skuadër favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.
Real Sociedad ka shprehur gatishmërinë për huazimin e spanjollit për gjashtë muaj, ku atij do t’i mundësohet të ketë më shumë minuta.
Në garë mbeten edhe Sevilla dhe Valencia, por Real Sociedad është favorit kryesor.
22-vjeçari ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje me Barcelonën, ku në total ka 158 minuta në këmbë, derisa nuk ka shënuar ose asistuar asnjëherë.



























