Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj me Augsburgun të premten kanë pësuar disfatë nga Bayern Muencheni me rezultatin 3:0.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 11-të të Bundesligës gjermane.
Harry Kane shënoi “hat-trick”. Kane golat i realizoi në minutën e 63-të, 93-të dhe 95-të.
Rexhbeçaj e kompletoi ndeshjen. Arijon Ibrahimoviqi ishte në bankën rezervë te Bayerni.
Bayerni është lider në tabelë me 29 pikë. Augsburgu ka 12 pikë dhe është në vendin e 13-të.