Kombëtarja e Kosovës ende është duke pritur vendimin e UEFA-së për ndeshjen ndaj Rumanisë, e cila u ndërpre në minutat e fundit pas thirrjeve raciste nga tifozët vendas në Bukuresht.

Menagjeri i Kosovës, Bajram Shala gjatë konferencës për media sot tha se të gjitha dëshmitë janë deponuar në UEFA dhe se pritet që së shpejti të merret një vendim.

“Akoma nuk ka vendim për ndeshjen në Rumani nga UEFA. Ne kemi deponuar të gjitha dëshmitë, ndërsa ekipi ynë ligjor po punon fort për të sjell drejtëinë në vend. Kosova nuk do të lejojë të ofendohet asnjëherë, as në baza racore dhe as në ndonjë bazë tjetër. FFK-ja beson në drejtësi dhe nuk do të ndalemi së kërkuar të drejtën tonë”, tha Shala në konferencë për media

Kujtojmë që Kosova nesër zhvillon ndeshjen e fundit ndaj Lituanisë në UEFA Nations League./Indeksonline/