Albanian supporters gesture as they wait for the start of the Group B match between Italy and Albania at the Euro 2024 soccer tournament in Dortmund, Germany, Saturday, June 15, 2024. (AP Photo/Martin Meissner)

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj sonte ndeshjen e fundit këtë edicion të Ligës së Kombeve në kuadër të Grupit 1 të Ligës B. “Kuqezinjt”ë në ‘Air Albania’ do të përballen me Ukrainën me fillim nga ora 20:45 në një ndeshje që fitorja është e domosdoshme.

Ndeshja e parë mes dy kombëtareve i kishte takuar Shqipërisë që triumfoi me përmbysje 1-2. Aktualisht Shqipëria është në pozitën e tretë në grup me shtatë pikë sa ka edhe Gjeorgjia e dyta, derisa Republika Çeke zë vendin e parë me tetë pikë dhe Ukraina e fundit me pesë sosh.

Shqipëria synon fitoren sonte me synim që dueli tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë të mbyllet baras dhe ta marrë vendin e parë në Grup. Në anën tjetër ukrainasit kërkojnë fitoren në Tiranë në mënyrë që ta shmangin rënien në Ligën C.