Mesfushori Art Smakaj ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në fitoren 3:0 të Lokomotivës së Zagrebit ndaj Shibenikut. Kjo ndeshje u luajt të premten në mbrëmje dhe i takoi xhiros së 13-të të kampionatit kroat.
Smakaj e realizoi golin e dytë për Lokomotivën e Zagrebit në minutën e 79-të.
Ndërsa asistimin e bëri te goli i tretë.
21-vjeçari Smakaj e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i vlerësuari te Lokomotiva e Zagrebit. Ndeshjen e kompletoi edhe Feta Fetai. Në bankën rezervë ishte Jon Mersinaj. Te Shibeniku, Leonard Zhuta luajti deri në minutën e 52-të.
Për Smakajn ky ishte goli i parë këtë edicion në të gjitha garat. Ka edhe dy asistime.
Lokomotiva e Zagrebit është në vendin e gjashtë me 12 pikë.
12 pikë ka edhe Shibeniku që renditet dy pozita më poshtë.