Sporting Lisbona bëhet me trajner të ri pas largimit të Ruben Amorimit.

Bëhet fjalë për trajnerin e skuadrës së dytë, Joao Pereira, i cili u zyrtarizua sot po në ditën që Amorimi të zyrtarizohet si trajner i Manchester Unitedit.

Pereira, ka menaxhuar grupmoshat e Sportingut, që nga viti 2022, ku menaxhoi ekipin U23 si edhe skuadrën e dytë gjatë këtij viti.

Ish-mbrojtësi, ka qenë edhe lojtar në skuadra si Benfica, Gil Vicente, Braga, Sporting, Valencia, Hannover dhe Trabzonspor./IndeksOnline/