Tifozët e kombëtares së Serbisë kanë djegur një flamur shqiptar në tribunën ku ishin të vendosur në ndeshjen ndaj Zvicrës, të zhvilluar të premten mbrëma.
Zvicra dhe Serbia luajtën baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve, të luajtur në “Letzigrund Stadion” të Cyrihut.
Golat në këtë takim u shënuan nga Zeki Amdouni (78’) për vendasit dhe Aleksa Terzic (88’) për mysafirët.
Megjithatë, edhe në këtë ndeshje, tifozët serb treguan se vuajnë nga paranoja ‘anti-shqiptare’ duke bërë gjeste aspak të hijshme në tribunën e stadiumit.