Janë edhe dy xhiro për t’u zhvilluar gjatë këtij muaji dhe merr fund sezoni i këtij viti në UEFA Nations League.
Vëmendja më e madhe është në ndeshjen mes Belgjikës dhe Italisë, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje zhvillohet ng aora 20:45. Italia është në pozitën e parë të Grupit 2 në Ligën A, kurse Belgjika ka vetëm katër pikë në pozitën e tretë.
Takim mjaftë interesant është edhe ai mes Greqisë dhe Anglisë. Vendasit kërkojnë pikë maksimale për ta konfirmuar pozitën e parë, kurse “Tre Luanët” duan fitore për t’i shpëtuar rënjes një ligë më poshtë.
Edhe Maqedonia e Veriut, ku janë të ftuar tetë shqiptarë luan sonte ndaj Letonisë nga ora 20:45./Indeksonline/